Natasha Limaj
Ma Dhe Ba
Lojna, puthje ledhatare
Derdhur gjuhës amëtare…
T’i mësoj, moj Amla ime
Ma dhe Ba… në shqipërime…
Buzkat e tua vështroj
Zemra mal porsa dëgjoj…
Rrokjezimi yt i parë
Ma dhe Ba…, oh, sa, s’kam qarë…
Nga gëzimi palcërimit
Tutje i thash dhe mërgimit…
Me ninulla fëmijërie
Solla copëz Shqipërie…
Me tregime, me përralla
Fjalët të t’i bëj të gjalla..
Sa herë me to të lodrosh
Shqipen mëm’ta dashurosh!..
Për Amlën, mbeskën time, që rritet në Londër!..
Derdhur gjuhës amëtare…
T’i mësoj, moj Amla ime
Ma dhe Ba… në shqipërime…
Buzkat e tua vështroj
Zemra mal porsa dëgjoj…
Rrokjezimi yt i parë
Ma dhe Ba…, oh, sa, s’kam qarë…
Nga gëzimi palcërimit
Tutje i thash dhe mërgimit…
Me ninulla fëmijërie
Solla copëz Shqipërie…
Me tregime, me përralla
Fjalët të t’i bëj të gjalla..
Sa herë me to të lodrosh
Shqipen mëm’ta dashurosh!..
Për Amlën, mbeskën time, që rritet në Londër!..
Komente 0