>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Rruaz'e Kuqe

Gjak i gjakut tim
Mish, thelëz e imja
Pas treshit frymim
Jetës të të mbillja...
Lidhur A.D-ë.N-ë.
E atij zinxhiri
Një ëngjëll tek veshi
Biri..biri...biriii...
Dehur llahtarisë
Të mora në dorë
Porsi puthje Zoti
Zëri yt foshnjor...
Pelenat e tua
Ashk i shpirtit tim
Ninullat mbi djepe
Shtrydhur dashurinë...
Ç’pasuri të madhe
Mbi ball më ke vënë
Kurorë përrallore
Diademën Nënë...
Biri...biri...biri...
Bir në çdo frymim
O rruaz’e kuqe
Dal nga gjaku im!...