Natasha Limaj
Mik Të Mirë
Të kishe gojë dhe, pse shtrirë
Do të kisha mik të mirë…
Faqe mbi faqe mbështetur
Lodhjeditën mbi ty tretur…
Qetësi, dremi, ëndërrime “ Gjysmëvdekur “ qënia ime…
Ndodh shum’herë në mesnatë
Portat e syrit kanatë…
Hej.., mbi ty, oh ç’përpëlitem
Kokë e këmbë më kapërditen… Fillmendimi fluturim
Lus me shpirt, shpejto… agim…
Ndaj errësirës e kërkoj
Absurdin… “ Të kishe gojë”?!…
O jastëk edhe, pse shtrirë
Do të kisha mik të mirë!…
Do të kisha mik të mirë…
Faqe mbi faqe mbështetur
Lodhjeditën mbi ty tretur…
Qetësi, dremi, ëndërrime “ Gjysmëvdekur “ qënia ime…
Ndodh shum’herë në mesnatë
Portat e syrit kanatë…
Hej.., mbi ty, oh ç’përpëlitem
Kokë e këmbë më kapërditen… Fillmendimi fluturim
Lus me shpirt, shpejto… agim…
Ndaj errësirës e kërkoj
Absurdin… “ Të kishe gojë”?!…
O jastëk edhe, pse shtrirë
Do të kisha mik të mirë!…
Komente 0