>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Kurr, Po Kurrë

Habitem si je ndërtuar
Buzën e briskut lakmuar
Ta kesh vallë adrenalinë?!...
Që të gris monotoninë...

Buisur nga superfarë
E...si mund të hiqesh zvarrë?!...
Flutur gjoksit krenaria
S’të ngjit fare turmëria...
Buzës së briskut rriskuar
Her’në këmb’e her’rrëzuar
Kurr, po kurrë... gjunjëzuar
Hergjele duke vrapuar!...