>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Të Gjalloj

Pres
pres
pres
pres…
edhe preeeees…
aq, sa, dhe u shkëmbëzova…
brenda shkëmbit, mes absurdit
ëndrrën time e lëshova…
pastaj drithshëm drejtoj gishtin
ti, moj ti, " bij’e pandorës "…
mos më mbaj, kot me premtime
brimëzë…., për mua dorës…
ngrije grushtin
bjeri shkëmbit
bëje copëza, thërrime
pritjen zhduk nga horizonti
të gjalloj
të frymoj
dhe, pse absurd ëndrra ime!..