>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Fund Tyneli

E fundit e arratisur
Nga kutie e ‘’ Pandorës ‘’
Vtëtimë në qiell të pastër
Zulmëmadhe qasur dorës...

Të shtrëngova si relike
Pusshpirtit të sistemova
‘’ Nyjen gordane ‘’ bërë gogël
Buzëdrithur ta tregova...

Durim durim... e gajret
Gogëlzën hidhe mbi mua
As e para, as e fundit
Kush ‘’erdhi ’’ e s’u lëndua...

Hapi syt’e rrotullohu
Gishti për ty, shtrir’më ngeli
Xixëllima buburezë
Jeshilon në fund tyneli!...