Natasha Limaj
Dhe Një Herë Gjimnaz
Ne të Dyja edhe Ti
Mrekulli që u bëmë tri...
Uuuhhh... sa kishim, pa u parë
Plasur malli si ujvarë...
Këmbë – këmbë... buzë detit
Flakën vënë muhabetit...
Gryk’ vapori ushton gazi
Shkul e nxirr bëma gjimnazi...
Qeshur syri, dehur shpirti
Kë, na pa, e s’e habiti...
Gjakut lëvrinte hareja
Sa, s’kërcenim ne të treja...
Gjethe tërfili bashkuar
Radh’e pa radhë treguar...
Zonjëruar kopetente
Çasti bër’ adoleshente...
Të tria, sytë nga hëna
Të thëna e të pathëna...
“ Utopi “ zhytur në gaz
Aman dhe një herë Gjimnaz!...
Mrekulli që u bëmë tri...
Uuuhhh... sa kishim, pa u parë
Plasur malli si ujvarë...
Këmbë – këmbë... buzë detit
Flakën vënë muhabetit...
Gryk’ vapori ushton gazi
Shkul e nxirr bëma gjimnazi...
Qeshur syri, dehur shpirti
Kë, na pa, e s’e habiti...
Gjakut lëvrinte hareja
Sa, s’kërcenim ne të treja...
Gjethe tërfili bashkuar
Radh’e pa radhë treguar...
Zonjëruar kopetente
Çasti bër’ adoleshente...
Të tria, sytë nga hëna
Të thëna e të pathëna...
“ Utopi “ zhytur në gaz
Aman dhe një herë Gjimnaz!...
Tasha-Luli-Liza
Buzëdeti Vlorë, 05/09/2024
Buzëdeti Vlorë, 05/09/2024
Komente 0