>
LETERSISHQIP

Fjala E Zezë

E keqja lind nga një fjalë e përdredhur,
Lidhur kokël, nën tym si në proces magjie.
Shtrydhur hidhësia gotës si helm gjarpri,
Mpihet mendja, shpirti nxjerr flakë e zjarr.

E liga kafshon edhe në ajër kur je duke fluturuar,
Pa teklif, lë shenjën e zezë në trupin tënd.
Mballosur si këpucët nga këpucari hallexhi,
Kur nuk ka nga ta kapi në rregullim asnjeri.

Fjalë quhet dhe bën gjëmën, lëndon në jetë,
Duhet kohë të besohet është a jo e vërtetë.
Kur drita të dalë përsëri në kodrën e saj,
Mbledhur një dorë zemra, syri veç do të qajë.

E rëndë është fjala, as plumbi se ka arritur dot,
Trondit, shkatërron themele të forta në botë.
Këmbë pret e duart prangos me tangërllëk
Bota hesht, vështron, zëri nuk bën as mëk.