Odise Plaku
Pa Brava
U ndryshkën menteshat e derës.
Tani zënë e kuisin si të luajtura kur dora e shtyn portën,
Si një ulërimë ujku i tërbuar në dëborën e sapo pjellë,
Ngjethet mishi kur vajtimi kiu-viu i hekurit kafshon veten.
U ndryshkën menteshat e derës.
Tani askush nuk kujtohet ta hapë kanatin e krisur,
Vetmia hedh vallen nëpër dërrasat që bërtasin dhimbjes,
Molat po i hanë një e nga një me durimin prej derri.
U ndryshkën menteshat e zemrës.
Dashuria si lubrifikator tashmë mungon në vida,
Përjashta sulet era ta rrëzojë çfarë ka mbetur në këmbë,
Skelet e kujtimeve tunden si kungujt e tharë në gardh.
U ndryshkën puthjet në buzët e rreshkura.
Petalet bien njëra pas tjetrës në shkretëtirë të shpirtit,
Harresa i mbulon si pluhuri në një ditë me vorbulla ajri,
Sytë e tu vdesin me rimelin që përpiqet t’u japë sërish jetë.

Komente 0