>
LETERSISHQIP

Nuk Gjunjëzohem

Fle në kohën e jetës me krenarinë dhe shpirtin tim rebel,
Mospërfillës eci me kokën nga rrezet e diellit më përshëndesim,
Them se nuk ma ndjen për kafshimet pas krahëve,
Dhimbjen e ndjej, e hidhur, por prapë nuk gjunjëzohem.

E dua agimin kur sytë më përkëdhel me grimcat e dashurisë,
Puthem, përqafohem dhe kurrë një zemër s’e lëndoj pabesisht.
Nuk ma ndjen për fjalët nëpër dhëmbë si putanat mërmëruar,
Zvarranikët kurrë nuk do të mund të ecin krahë meje.

Pasqyrës nuk i servilosem të më bëjë elozhe bukurie se jam burrë,
Më pëlqen mjekra e stilizuar me fijet bardhë e zi të moshës,
Nuk ma ndjen, ama fare nuk ma ndjen në këtë botë,
Për njerëzit falso që makiazhin e kanë ves të kurvërisë.

Përvëlohem kur mikun në hallin e madh e shoh të lëngojë,
Dehem në gëzime e këngën e çoj të bredh në çdo zemër.
Vallen e hedh dhe këmbët kurrë nuk më lodhen,
Për jetën e dashurinë e vërtetë, si bora të pastër.