>
LETERSISHQIP

Vetmia

Vetminë nuk dua ta ndajë asnjëherë dhe me askënd,
Se shpirtra të mbetur bosh nuk dua të shumëzohen si viruset.
Mos të mbyllen në dhomat e tyre të mbytur me lotët në sy,
Pse jeta i veçoi kësaj rruge një nga një, pa i bërë kurrë dy.

Vetmia në kohë është si mola dhe shpirtin ta bluan ngadalë,
Natës nuk të lë në ëndrrën e kaltër të nisësh udhëtimin,
Të sjellë në sy fytyrën e dëshpëruar, të rrudhur brengës,
Në vesh ngashërimet ngjajnë me simfoninë e trishtimit.

Vetmia është kënga monotone e qyqes në agim të ditës,
Dhe mbrëmjes e trembur nga errësira në shpirtin e çartur,
Është trupi i mardhur në çarçafët e hekurosur akullit,
Të pazhubravitur nga kapërthimet e zjarrta të trupave të etur për dashuri.