>
LETERSISHQIP

Në Botët Tona

Unë do të dua zemër kurdoherë në të dy botët,
Mbase puthjen e munguar do ma japësh në parajsë,
Atje ku engjëjt nuk do na shajnë pse po përqafohemi,
Si këtu në tokën tonë ku frikë ke pasur të më japësh dhe dorën.

Unë do të pres edhe nëse i pari do ta lë këtë botë false,
I ulur në prag do të dëgjoj çapin tënd në kalldrëmet e përjetësisë,
Ashtu nga meraku ngrënë do më pyesësh pse jam dobësuar,
Dhe do qeshësh me përgjigjem time refren:”Nga malli për Ty!”

Unë do të dua kurdoherë në të dy botët tona zemra ime,
Edhe mbrëmë belëzova si fëmijë “beso se shpirti për ty vuan”.
Ti heshte, nuk qava si herët e tjera se shpirti ishte mbyllur,
Në botën tjetër e di që do vish me pendesën në shpirt.

Besoj atëherë do të duhemi ….