>
LETERSISHQIP

Një Pikëz Nga Gjiri Yt

Vapa na filloi dhe buzën ma thau,
Për ty syrin im befas nisi qau.
Nuk po gjej një pikë etjen që ta shuaj,
Ti më je bërë plagë dhe shpirti më vuan.

Një pikë po të lutem nëm nga gjoksi yt,
Që të marrë këmbët e më çelen sytë.
Të mbushem me frymë mos të bëhem kërmë,
Mos të mbetem rrëzës të më shtyjnë me këmbë.

Hape kraharorin të futem ngadalë,
Një pikëz të pi nga gjoksi yt valë.
Të më merren mendtë nga erë trëndelina,
Aty le të vdes fare e fryma të më ndalë.