Preng S. Gjikolaj
Ansambli Pranverorë
Kur rrezja e diellit puthi dhenë,
malet çveshën vellon e bardhë.
Nis natyra t'ngjisë n'at skenë,
ansamblin me zogjt kangtarë.
J'a nis kangës zogu i parë,
ai bilbili nër lugje e zabele.
Nga mërgimi n'a kan ardhë,
zogjt shtegtarë t'le ksaj ane.
Fluturim vjen dallandyshja,
lajmtare e çdo pranvere.
N'ato shpate nër pishnaja,
po knon qyqja melodi hareje.
Nër lëndina me lule t'qënisuna,
jan mledh cucat sy bojëqiellta.
Tuj njek flutura krahë qënisuna
nan hije t'pemëve gjethe blerta.
Re t'pamukta veshin qiellin,
tuj knu n'erë me bubullima.
Për pak kohë e fshehin diellin,
për t'nriçu me t'ynet veptima.
Me riga t'qelqta shiu tuj vesu,
male, kodra e lëndina t'blerta.
Nër shpate e kreshta tuj harku,
at ylberin t'qnis me rreze t'djellta.
Atje poshtë lumi me ujt e kaltër,
rrjedh tuj knu melodin nër valë.
Nër lugina ky flladi erës pastër,
shkon tuj vallzu e knu ngadalë.
malet çveshën vellon e bardhë.
Nis natyra t'ngjisë n'at skenë,
ansamblin me zogjt kangtarë.
J'a nis kangës zogu i parë,
ai bilbili nër lugje e zabele.
Nga mërgimi n'a kan ardhë,
zogjt shtegtarë t'le ksaj ane.
Fluturim vjen dallandyshja,
lajmtare e çdo pranvere.
N'ato shpate nër pishnaja,
po knon qyqja melodi hareje.
Nër lëndina me lule t'qënisuna,
jan mledh cucat sy bojëqiellta.
Tuj njek flutura krahë qënisuna
nan hije t'pemëve gjethe blerta.
Re t'pamukta veshin qiellin,
tuj knu n'erë me bubullima.
Për pak kohë e fshehin diellin,
për t'nriçu me t'ynet veptima.
Me riga t'qelqta shiu tuj vesu,
male, kodra e lëndina t'blerta.
Nër shpate e kreshta tuj harku,
at ylberin t'qnis me rreze t'djellta.
Atje poshtë lumi me ujt e kaltër,
rrjedh tuj knu melodin nër valë.
Nër lugina ky flladi erës pastër,
shkon tuj vallzu e knu ngadalë.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Atdheu Im
- Lotët E Dashtnisë
- Dy Zemra Binjake N'trup T'ni Dashtnie
- Peisazh Deti
- Unë Jam Adem Jashari
- Pashkë Ilegale
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Vetmi
- Peisazh Nate N'pranverë
- Peisazh Mramje N'breg T'detit
- Doktrina Shqiptare
- Peisazh Dimni N'pranverë
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Nanat
- Engjujt I Vramë Ne
- T'mjellim Shpresë
Komente 0