Preng S. Gjikolaj
Peisazh Deti
Re t'lehta valzojn qiellin,
tuj valzu kah i fryn era n'kaltërsi,
si binjaket që valzojn detin,
tuj valzu lehtas n'pasqyrë t'ti.
Mi t'kaltrën pasqyrë t'detit,
fluturojnë ato pulbardha.
Tuj vallzu nër rryma t'flladit,
n'melodinë e kangëve t'veta.
N'mes t'kryne dy kaltërsive,
rrezon dielli t'artën dritën e vet.
Tu i përskuq veç buzëmramjeve,
kur merr rrugën për me fjet.
Për mi ranën hishën t'valzume,
jan rendit çadërat ngjyra-ngjyra.
Nan to rrahin zemrat e dashtunume,
ku puthen buzë, gushë, gjijë e ftyra.
Sa herë era nevrikoset,
me t'nxetat rrezet e diellit,
e me t'kaltrat valët e detit.
I mledh retë mes detit e qiellit,
tuj fishlly n'meloditë e veta,
tuj shkarku stuhi e veptima,
për mi fushë t'dallgëzume t'detit.
tuj valzu kah i fryn era n'kaltërsi,
si binjaket që valzojn detin,
tuj valzu lehtas n'pasqyrë t'ti.
Mi t'kaltrën pasqyrë t'detit,
fluturojnë ato pulbardha.
Tuj vallzu nër rryma t'flladit,
n'melodinë e kangëve t'veta.
N'mes t'kryne dy kaltërsive,
rrezon dielli t'artën dritën e vet.
Tu i përskuq veç buzëmramjeve,
kur merr rrugën për me fjet.
Për mi ranën hishën t'valzume,
jan rendit çadërat ngjyra-ngjyra.
Nan to rrahin zemrat e dashtunume,
ku puthen buzë, gushë, gjijë e ftyra.
Sa herë era nevrikoset,
me t'nxetat rrezet e diellit,
e me t'kaltrat valët e detit.
I mledh retë mes detit e qiellit,
tuj fishlly n'meloditë e veta,
tuj shkarku stuhi e veptima,
për mi fushë t'dallgëzume t'detit.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Unë Jam Adem Jashari
- Pashkë Ilegale
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Vetmi
- Peisazh Nate N'pranverë
- Peisazh Mramje N'breg T'detit
- Doktrina Shqiptare
- Peisazh Dimni N'pranverë
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Nanat
- Engjujt I Vramë Ne
- T'mjellim Shpresë
- Jan Tharmi Ksaj Toke
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
Komente 0