Preng S. Gjikolaj
Pashkë Ilegale
Ylli mëngjesit n'a gjente zgjuar,
tu prit me padurim rrezet e diellit.
Shpia jonë si për festë e shtruar,
nuk e dija se ishte ngjallja e Krishtit.
Të gjithë zgjoheshim t'gëzu,
nan aromën e tymtë t'dyllit.
Me petka t'reja vesh e zbukuru,
e nan melodinë e zogjve t'pyllit.
Por me dyrë e dritare t'mylluna,
pri syve t'kqi t'pa gjum, tejshpus,
që rrethonin netëve shpia e kulla,
pri frikës s'ringjalljes t'Zotit Jezus.
Zoti, Jezusi e Shejtët duheshin kujtu.
si n'Egjipt t'lashtë t'faraonit Ramsi,
kur kombi hebre atje ishte i robnu,
Zoti i liroj me t'dërgumin prijs Moisi.
tu prit me padurim rrezet e diellit.
Shpia jonë si për festë e shtruar,
nuk e dija se ishte ngjallja e Krishtit.
Të gjithë zgjoheshim t'gëzu,
nan aromën e tymtë t'dyllit.
Me petka t'reja vesh e zbukuru,
e nan melodinë e zogjve t'pyllit.
Por me dyrë e dritare t'mylluna,
pri syve t'kqi t'pa gjum, tejshpus,
që rrethonin netëve shpia e kulla,
pri frikës s'ringjalljes t'Zotit Jezus.
Zoti, Jezusi e Shejtët duheshin kujtu.
si n'Egjipt t'lashtë t'faraonit Ramsi,
kur kombi hebre atje ishte i robnu,
Zoti i liroj me t'dërgumin prijs Moisi.
Nëntor 1990
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Vetmi
- Peisazh Nate N'pranverë
- Peisazh Mramje N'breg T'detit
- Doktrina Shqiptare
- Peisazh Dimni N'pranverë
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Nanat
- Engjujt I Vramë Ne
- T'mjellim Shpresë
- Jan Tharmi Ksaj Toke
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
- Kaltërsia Trumfon
- Botën E Lindi Njeriu
Komente 0