Preng S. Gjikolaj
Peisazh Nate N'pranverë
Pashë diellin teksa fikej,
tu përgjak retë e detin.
Tu u derdh teksa shqyhej
n'për retë e përgjakme,
e tu u myt n'detin gjak i tij.
Pshë qiellin t'qnis me picrrat,
t'shpuzituna nga prushi diellit,
teksa ai shuhej n'ujtë e detit.
Për t'u preh udhës gjatë t'kthimit.
Pashë hanën teksa lundronte,
ndër re t'tretuna nër picrrat yje.
Përgjysëm e ngrënë vraponte,
tu derdh dritën nër lugje e pyje.
Njeva erën tek m'përkëdhelte
bashkë me gjetht, barin e lulet
t'sapo leme n'kët dit pranvere.
Tu i stërpik me bulza veset,
t'ngjye me dritë hane t'argjent.
Matanë shoh një copëz qiellë,
tu shpuzit picrra mi bar t'lëndinës.
Jan xixllojat që lunrojn lehtë,
bashk me erën e stërpikat e vesës,
tuj vezullu bashk me dritën e hanës,
që derdhet gjetheve, barit e lules.
N'për lugje, shpate, zabele e lëndina,
bulkthit n'kor knojn kangt e tyne.
Mataë shpateve n'trungje t'moçëm,
knojn huti e çoku, duet nate n'pyje.
Npër fole-shtëpiz t'sapo ngrituna,
flenë zogjt mërgimtarë t'le ksaj ane,
t'lodhun pri udhve t'gjata t'kthimit.
Diku lumit atje teposhtë,
melodi orkestre ngjohen
kto i lujn t'kaltrat valtë
kur pas shkamit thërmohen.
tu përgjak retë e detin.
Tu u derdh teksa shqyhej
n'për retë e përgjakme,
e tu u myt n'detin gjak i tij.
Pshë qiellin t'qnis me picrrat,
t'shpuzituna nga prushi diellit,
teksa ai shuhej n'ujtë e detit.
Për t'u preh udhës gjatë t'kthimit.
Pashë hanën teksa lundronte,
ndër re t'tretuna nër picrrat yje.
Përgjysëm e ngrënë vraponte,
tu derdh dritën nër lugje e pyje.
Njeva erën tek m'përkëdhelte
bashkë me gjetht, barin e lulet
t'sapo leme n'kët dit pranvere.
Tu i stërpik me bulza veset,
t'ngjye me dritë hane t'argjent.
Matanë shoh një copëz qiellë,
tu shpuzit picrra mi bar t'lëndinës.
Jan xixllojat që lunrojn lehtë,
bashk me erën e stërpikat e vesës,
tuj vezullu bashk me dritën e hanës,
që derdhet gjetheve, barit e lules.
N'për lugje, shpate, zabele e lëndina,
bulkthit n'kor knojn kangt e tyne.
Mataë shpateve n'trungje t'moçëm,
knojn huti e çoku, duet nate n'pyje.
Npër fole-shtëpiz t'sapo ngrituna,
flenë zogjt mërgimtarë t'le ksaj ane,
t'lodhun pri udhve t'gjata t'kthimit.
Diku lumit atje teposhtë,
melodi orkestre ngjohen
kto i lujn t'kaltrat valtë
kur pas shkamit thërmohen.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Peisazh Mramje N'breg T'detit
- Doktrina Shqiptare
- Peisazh Dimni N'pranverë
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Nanat
- Engjujt I Vramë Ne
- T'mjellim Shpresë
- Jan Tharmi Ksaj Toke
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
- Kaltërsia Trumfon
- Botën E Lindi Njeriu
- Le T'desë Harresa
- Dashnia E Parë
- Koha
Komente 0