Preng S. Gjikolaj
Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
Gjatë periudhës së robërisë të kombit të zgjedhur vuatjet ishin me përmasa biblike, sovrani dha urdhër më në fund që të masakroheshin dhe të zhdukeshin të gjith meshkujt që kishin lindur nga kombi i robëruar. Dhembshuria e Zotit për kombin e tij të zgedhr bëri që nga meshkut e masakrur të shpëtonte njëri, fuqia e tij bëri që njeriu i zgjedhur për të shpëtuar kombin e tij të zemërs të ishte Moisiu, ky i fundit jo veç shpëtoi nga zhduka por u rrit me të githa privilegjet e një trshëgimtari të pallatit të ëndrrave.
Zoti urdhëroi Moisiun që ti printe kombit të tij të zgjedhur, për ta nxjerrë nga robëria që e kishte pllakosur për një kohë të gjatë, e më pas për ta drejtuar drejt vendit që quhej "Toka e premtuar" së cilës i përkiste, por vetë Moisiu nuk do ta shkelte, veç do ta shikonte nga larg. Pra kjo qe marrveshja që bëri Zoi me shpëtimtarin e kombit të tij të zgjedhur dhe kjo marrveshje u pranua menjëherë nga misionari që do të kryente këtë mision sa fisnik aq edhe të vështirë. Për të dalë nga vendi ku kombi i zgjedhur i Zotit jetone në robëri për një kohë të gjatë u deshën shumë sakrifica dhe flijime të panumërta, por më në fund shetgu i lirisë u hap, falë këtyre sakrificave që mbajtën të gjallë ndjenjën e lirisë dhe të dinjitetit. Gjatë rrugës së kthimit Moisiu bashkë me kombin e tij hasi shum vështërsi të paparashikuara, por zoti i erdhi edhe njëherë në ndihmë, duke i dërguar ligjet themelore të gdhendura në gurë, mbi të cilat duhej të mbështetej. Me ligjet në dorë Moisiu vazhdonte ta udhëhiqte kombin drejt "Tokës së premtuar" dhe punët i shkonin mbarë për aq kohë sa zbatonte me përpikmëri ligjet që kishte në dorë. Por kur ligjet thyheshin për të gdhendur bulona në fronin që i kishte dhuruar përkohësisht kombi i tij, ose për disa privilegje që ia atribonte vehtes ose më tepër veqilave të vet, vështërsitë bëheshin edhe më të pakapërcyeshme aq sa disfatat ktheheshin në tragedi deri me përmasa biblike.
Rruga për në "Tokën e premtuar" ishte shum e gjatë dhe do të kalonte nëpër shtigje të pa shkelura ndonjëherë nga ai që do ta drejtonte popullin e tij për në vendin e caktuar ku i takonte me dinjitet. Gjatë rrugës kombi u përball me shumë vështërsi, që po ia vështirsonin rrugën e zgjedhur nga ai, kjo vinte si rezultat i thyerjes së ligjeve që drejtuesit e tyre i kishin pranuar në marrveshje me Zotin për të fituar "Tokën e premtuar" së cilës i përkiste. Me kalimin e kohës vështirësitë sa vinin e bëheshin të padurueshme, por Zoti bënte marrveshje të reja me drejtuesit, që kombi i tij i zgjedhur të mund të vazhdonte rrugën e zgjedhur prej tij. Gjatë rrugës së kthimit për në "Tokën e premtuar" drejtuesit në pozitë ishin shumë pjellorë dhe shtoheshin në reaksion zinxhirë, kështu duke konfiguruar një spektër flamujsh me ngjyra kompjuterike ku mundësitë janë të shumta për tu këmbyer dhe shëndërruar në çast sipas preferencave që përballeshin gjatë rrugës, në favor të tyre. Drejtuesit këmbeheshin priodikisht, por ky këmbim ishte i dhimbshëm për kombin e zgjedhur, ndërsa për drejtuesit gjindej zgjidhja shum shpejt, ata tjetërsoheshin në çast në bindjet e tyre, ky atavizëm krenarë që trashëgonin nga baballarët e tyre, veqilë të sovranit gjatë kohës së robërisë. Alternativa sunduese dukej ideale për ta dhe dilnin shum shpejt në sipërfaqe, kështu duke u kthyer në "kontribuesit më të sakrifikuar", duke u bërë kështu pjesë e lojës drejtuese pavarësisht se në marrveshjen që kishin bërë me Zotin duhej, që pas rënies të reflektonin që kur të këmbeheshin të mund të bëheshin të besueshëm për misionin për të cilin kishin bërë marrveshjen ndërmjet Zotit dhe kombit të vet. Kështu rruga tranzit për në "Tokën e premtuar" zgjatej pa mbarimisht dhe për rrjedhojë lodhja dhe sfilitja e kombit të zgjedhur bëhej e padurueshme aq sa po krijohej bindja se ajo, pra "Toka e premuar" nuk egzistonte fare. Gjatë rrugës tranzit për në destinacion u bënë shumë marrveshe me Zotin, por realisht rezultuan mosmarrveshje, rezultati ishte tepër i dhimbshëm, që nga humbja e kursimeve e deri tek rebelimi i pakntrolluar, ky i fundit pasojë e rimarrjes së timonit për në "Tokën e premtuar" ku premtonin shkurtim të kësaj rruge që s’kishte të sosur, apo vrasjet në mes të ditës për të forcuar themelet e fronit të pa bekuar nga Sovrani, pavarësisht se baballarët e tyre ose dhe ndonë nga këta e kishin udhëhequr kombin e Zotit drejt tokës së robëruar. Këmbimet periodike vazhdonin por rruga tranzit veç zgjatej e zgjatej pambarimisht dhe "Toka e premtuar" bëhej shëmbëllim virtual i një ylberi që pikërisht në momentin që kujtoje se po i afroheshe dhe ishe gati që ta prekëshe, ai veç largohej dhe dukej më larg se kurrë. Me kalimin e kohës ligji nga gdhendje në gurë shëndërrohej në një lëmsh të ngatërruar ku drejuesit tërhiqnin fije sipas interesave që u paraqiteshin në kohë dhe rrethanë. Por ç’do fillim e ka një fund, pra edhe njëherë Zoti ja zgjati dorën kombit të vet të zgjedhur dhe bëri një marrveshje të re për ta nxierrë nga shkretëtira ku po orvatet, për ta drejtuar në shtegun më të shkurtër që të çon në "Tokën e premtuar". Marrveshja është më se e thjeshtë për tu kuptuar dhe iplementimi i sajë në teren sipas pikave të marrveshjes do të bënte që më në fund kombi i zgjedhur do ta fitonte "Tokën e premtuar". Ndryshe?! Kombi i zgjedhur i Zotit do të shëndrrohet si ato vajzat e mitura që keqtrajtohen dhe për tu shpëtuar ndëshkimeve vrapojnë për të kapërcyer ylberin, për tu "shëndërruar" në djem, për tu hakmarrë ndaj padrejtësive, por sa më shum vrapojnë aq më shum u largohet ylberi, kështu kthehen tepër vonë në shtëpi dhe në vend që të jenë "shëndërruar" në djem, marrin ndëshkimet nga më të egrat për vonesën e pa shpjeguar që u kishte ndodhur.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Doktrina Shqiptare
- Kaltërsia Trumfon
- Gjuha Shqipe
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Daradania E Pamvarun
- Prezantimi
- Dimni
- Vjeshta
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Dashtnia E Vërtetë
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Kur Malli T'marrë Për Mu
- Përrallë Me Personazhe Që Ende Ëndërrojnë
- Lumit T’urakes
- Venlinja Ime
Komente 0