>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Lotët E Dashtnisë

Ti je era,
që m'frynë zjarmin e dashtnisë,
t'metun n'fun t'zemërs time,
T'mbetun si thëngjilli shknisë,
mlu nga hi i bardhë pritje.

E di që sytë e tu t'kaltër,
si qelli majit pas shiut,
myten n'lotët e tu t'pastër,
t'lotëve t'dashnisë shpirtit.

T'zemrës tane t'përmallu,
burim i lotëve t'tu t'kristalt,
që rrjedhin faqeve kuturu
netëve t'tua t'vetmisë acart.

Sytë e mi s'shohin tjetër,
s'shohin tjetër veç syve t'tu.
Veshët e mi s'dëgjojn tjetër,
veç zanin tan tu shqiptu, t'du.

Nuk du të metem viktimë,
nan rrënojat e vetmisë.
Du t'shijoj n'zemër dashtninë,
mjaltin e moshës rinisë.

Të du, përjet.
Nuk t'du sa për t'përzi vegt,
por t'du, t'du përjet.
1989