Dashuritë Me Besë I Ngrite
Themel dashurie ti u thure
Në arkitekturën e zemrës
Me urtësinē fli të Rozafës
Në brumimin e legjendës
Zingjirë helmatisjesh pate
T’i ngulnin dhëmbët trupit
Ti u lartësove gjatë shekujve
Legjendë mbi legjenda u ngrite
Të gjitha ikën e u tretën
Ti mbijetove e paprishur
Ne përkulemi me krenari
Mbi dashurinë e dhimbshme
Orvatjet e armiqëve s’u ndalën
Botë e ashpër donte shembje
Ti mëkoje me qumësht hyjnor
Dhe dashuritë me besë i ngrite!
Në arkitekturën e zemrës
Me urtësinē fli të Rozafës
Në brumimin e legjendës
Zingjirë helmatisjesh pate
T’i ngulnin dhëmbët trupit
Ti u lartësove gjatë shekujve
Legjendë mbi legjenda u ngrite
Të gjitha ikën e u tretën
Ti mbijetove e paprishur
Ne përkulemi me krenari
Mbi dashurinë e dhimbshme
Orvatjet e armiqëve s’u ndalën
Botë e ashpër donte shembje
Ti mëkoje me qumësht hyjnor
Dhe dashuritë me besë i ngrite!
Më shumë nga Sahit Osmani
- Nëse Vdes
- Takim Me Diellin
- Liri
- Pengu I Dashurisë
- Portretin Tënd E Kërkojnë
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Jam Ndryshimi...
- Troket Gjakëmbël Faqeve Të Zemrës
- Gërshet Poetik
- Ikin Dhe Nuk Kthehen
- A E Dëgjon...
- Sikur Të Ishe Robinson Kruzo
- Bashkë Do T'i Mbyllim Kufijtë E Urrejtjeve
- Bukuria Shpirtërore
- Krojështerruar Ty Nuk Do Të Dua
Komente 0