>
LETERSISHQIP

Ç'dhimbje!

Qenka e vështirë,
të derdhësh lot e të thatë ta kesh faqen.
Qenka e vështirë, të ndjehesh mirë kur një pjesë e zemrës të shembet.
E kur të plas kraharori e të vjen të vajtosh, me një buzëqeshje duhet ta kalosh.

Nuk bëhem dot e fortë, kur dikë që e dua e shikoj tek vuan.
Nuk i mbaj dot lotët, kur e shoh duke u tretur e duke u dorëzuar!
Kur rënkon, kur thërret, shpirtin në pjesë ta pret,
Dhe kur qesh….
Ah ç’dhimbje të jep.