>
LETERSISHQIP

Shpirti Yt I Vjetër U Zhduk Kaq Larg

Vajtën shumë vite,
e ti ende nuk mësove,
Vajtën shumë vite,
e ti prapë nuk ndryshove.
Ty të vjen turp të thuash më fal,
Ti ke qejf të thuash “në djall“!
Kjo shpresë e zezë të ka mbuluar sytë,
Të ka bërë të qeshesh me makthet,
Ti ke frikë të shohësh në fytyrë!
Ti ke frikë nga krahët e engjëllit,
Zgjohesh nga ëndrrat,
Nuk qesh me lodrat,
Zhdukesh nga kënga,
Fshihesh nga gjithë bota!
Shpirti jot i vjetër u zhduk kaq larg,
Ai nuk gjendet më,
Ndofta e kanë vrarë,
Ndoshta e kanë marr,
Ndoshta shpëton e për në shtëpi nuk gjen shteg!
Po sikur të ketë udhëtuar përtej oqeanit?
Po sikur të ketë marr mendjen e djallit?
Po të ketë udhëtuar më lart se hapësira?
Po të jetë bërë yll, ngecur në galaktika??...
Ahhh, do kesh shkuar shumë larg,
Aty, ku nuk gjen dot varg!
Je humbur në errësirë,
Ke humbur në ndonjë shkronjë të përrallës,
Apo je strukur në ndonjë cep të imagjinatës?!
Do vazhdoj të të kërkoj,
Të të gjej ty brenda teje,
Do vazhdoj të të kërkoj,
Në çdo cep do shikoj,
Nuk të lë në errësirë,
Të humbësh në humbëtirë.