>
LETERSISHQIP

Të Shkojmë!

Shihni përreth,
E më thoni ju vetë,
Vallë, po e jetojmë atë perrallë të vërtetë?

Më thoni ju, nëse është e vërtetë,
Që po bëjmë një jetë të qetë,
Këtë enigmë a ma zgjidhni dot,
Më thoni, se ndofta po na bëjnë komplot.

Po kush vallë na do kaq pak,
Saqë të na bëjë të vuajmë pamasë,
Kush vallë na i bën makthet realitet,
Kush vallë, monstrat që jetojnë në një tjetër dimension,
Po na i sjell në jetë?

Më thoni ju,
Si ti shmangemi këtyre të zezave,
Të vrapojmë!
Po në ç'drejtim vallë?
Të shkojmë!
Në paçim një destinacion...
12 mars 2020