>
LETERSISHQIP

Magjia E Ëndrrës

Ëndërroj bashkë me natën,
Kridhem në ujë të ftohtë akull,
Fluturoj qiejve të praruar,
Qëndisur me yje,
E me grimca floriri shtruar.

Udhëtoj duke pupuritur sytë,
Duke soditur magjitë,
Përrallat me princesha,
Aty ku e mira e ka mposhtur të keqen.

E unë betohem se nuk dua të kthehem,
Veç të lundroj e tjetër gjë mos të mendoj,
Të mos luhet teatër vend e pa vend,
Maskat të vihen vetëm në festë.