>
LETERSISHQIP

Kartelë Klinike

Çfarë po ndodh kështu,
Ky shkrim është i vërtetë,
Si mund të fshihet një jetë me një rresht,
Kjo letër u djegtë.

Pa më thuaj, kur lexon ato rreshta,
Ku e mbështet kokën,
Kush ta shtrëngon dorën,
Ku e ke çatinë,
Po dashurinë?

Lotët,
Pa më thuaj kush ti fshin,
Në këtë rrugë je vetëm,
Mos më thuaj se nuk kam frikë.

Errësirën kush ta zbardh,
A nuk të shqetëson ky i mardh,
Flokët kush ti ledhaton,
Kush po të sheh si me jetën ti lufton?

Kur ti flet e loton,
Pa më thuaj,
Fjalët kush ti dëgjon,
Po sytë ku i drejton?
Lotin nga kush e fsheh,
Apo nga kjo botë e mallkuar,
Që ka mbyllur sytë e nuk të sheh?!
4 shtator 2019