>
LETERSISHQIP

Jeta Nuk Ka Plane

Nuk ka plan të mos dështojë,
A e di arsyen o njeri,
Sepse jeta nuk formulohet ashtu siç do ti,
Shiko përreth e më argumento,
Në ka faj dikush për atë çka po na ndodh!
Të gjithë po flenë si në dysheme,
Ai, ti, gjithashtu dhe ne,
A kishim bërë me plan
që palestra të tëra,
të bëheshin krevatë
me aspiratorë e të mbushur me doktorë?

Po të them se jeta nuk ka plan,
Është një shfaqje amatore,
E në të jemi veç aktorë me rrole dytësore,
Se vazhdon lumi të rrjedhë,
Edhe dielli të shkëlqejë,
Vazhdojnë malet të rrijnë në këmbë,
Pra shikoni, nuk jemi ne në rrol kryesor.
Improvizon jeta me situata,
Që në plane, nuk i kishim bërë më përpara.
Ama jeta regjizore,
E din shumë mirë,
se ne bëjmë plane sipërfaqesore, dhe nuk merr për bazë, sygjerime të rroleve dytësore.