>
LETERSISHQIP

Kohë Virusi (Për Konkursin)

Sot nuk luftohet dot,
As me fjalë e armë,
Sot nuk luftohet me politikë,
As me shkallën e ekonomisë.
Nuk të shohin sot çfarë ke veshur,
Kollare a xhaketë,
Apo një kostum sportiv,
I shtrenjtë qoftë apo i thjeshtë.
Nuk shihet dot ky armik,
As me syze "Gucci", "Prada" a "Fendi",
As me ato syza të blera brenda vendi.
Sot jemi një para këtij armiku,
Si të vegjël dhe të rritur,
Sot nën një qiell flenë,
Dhe i varfër dhe i pasur,
Si i ngrënë e i uritur,
Si ai me shpresë plot,
Deri tek ai që nën mjergull e ka të venitur.
Statistikat po luhaten frikshëm,
Ashtu dhe rrezet e diellit po zhduken habitshëm.
Ndaj mbaj distancë o mik,
Mos u shtang se nuk të kam frikë,
Po nëse nesër dielli lind i pasur me shkëlqim,
Dije,
Se me gjithë shpirt do të ta jap një përqafim.