>
LETERSISHQIP

Të Flesh Me Vdekjen

Nga makthi i një nate,
Përbindëshi doli,
E mbi krevatin tënd shpirtin e hodhi,
Atë natë ai me ty po flinte,
Por ai krevat i pëlqeu,
E me asgjë tjetër më nuk e këmbeu.

Ajo shkroi disa vargje,
Menduam se ktheu faqe,
Por ajo kaloi në rresht tjetër,
Ishte si historia e vjetër.

Lermëni t’ua them,
Se kjo nuk është e lehtë,
Të flesh me vdekjen darkë për darkë,
Do të thotë dhimbje, jo të qash.

Ajo qau, qau e qau,
Por me ne, asnjë lot nuk ndau,
Dhimbja nuk i’u shua,
Sepse e dinte, që një ditë ndoshta shpirtin do tja merrte hua.