>
LETERSISHQIP

Monolog

O zot,
një re e zezë po vërtitet,
ashtu, nxirë mbi çatinë e botës.

Të them si në një film,
më duket pak, se si shoh nga dritarja natë për natë,
E në shoh ndonjë njeri,
e quaj veten me fat,
në shoh ndonjë mike,
e quaj veten fat.

E kujt ja merte mendja,
se një ditë, kështu do të mbeteshim brenda,
E kujt ja kish marë mendja,
se kur të dilnim në rrugë,
do të na vriste heshtja.

Çohem mëngjeseve,
ndofta të dal,
por harroj,
që filmi nuk zgjat aq pak.

Eh, kujt ja merrte mendja,
se nuk do të zgjohej pranvera,
kush e dinte,
se dita nuk do të ekzistonte për javë të tëra,
Nuk parashikohej dot,
të zgjohesh nga qetësia,
e të flesh nga pagjumësia.

Dhe një pyetje drejtoj nga perendia,
A e di ky armik ç'është dhembshuria?

Është të shohësh mijëra korniza të tëra të boshatisura.

Sot po mësojmë shumë gjëra,
Po mësojmë se si po shuhen mijëra zëra.