>
LETERSISHQIP

Mrekullisht...

Ku po shkon,
A je gati për udhëtim,
Je gati të ngresh valixhen,
Valixhen e ngarkuar me ëndrra?!
Por po ta them,
Se valixhja që na le peshon më shumë,
E ora ka ngecur,
Pa kuptuar na u shkul një gjymtyrë.

Ku je?
Dil në shesh të burrave që zëri të kumbojë,
Dil e mos ki frikë,
Apo ke turp të na thuash “më fal”,
Të është mbushur mendja të thuash “në djall”,
Jo, ti ke frikë të na shohësh në fytyrë.

Ku je, ku fshihesh,
Thua ke marë mendjen e djallit,
Po udhëton përtej oqeanit?
Po udhëton në hapësira?
Apo je bër yll fshehur në galaktika?!

Mbase ke shkuar shumë larg,
Futur thellë në ndonjë varg,
Humbur në ndonjë shkronjë të përrallës,
Strukur në cepa të imagjinatës.

Do vazhdoj të të kërkoj,
Në çdo cep do shikoj,
Nuk e di se sa,
Por e di që do të vish
E të më thuash
“MREKULLISHT”.
Janar 2019