>
LETERSISHQIP

Grua, Folezë E Dashurisë

Ah, si shkunden kristalet nga fund'barku yt,
vajzë lozonjare belë'hollë,
kërkoje t'a çmëndje djaloshin e ri,
ndërkohë u çmende ti vetë.

Më pas, u ule fund'shtratit të bardhë,
të derdhje lotë mallëngjimi,
djaloshi adhuronte siluhetin tënd
magjishëm, kur lotët të rrëshqitnin...

Por dashuria s'mbaroi me kaq,
më shumë dëshironit të dy,
rrotulloheshit dhe putheshit papushim,
ekstazën mos harronit në gjumë.

Dhe jetën më të bukur e bëtë,
ato kristale mëkati sollën jetë,
një bebe të vogël, në dashurinë e parë
ëndrrën familjare të vërtetë.