Sokrat Habilaj
Bota Ime
Ti je gjysma e botës, dhe një më tepër,
Se në anën e botës tënde ke dhe mua.
Globi lëkundet në peshoren e vjetër,
Po globi s’është i mençur sa një grua.
Unë jam gjysma e botës, dhe një më pak,
Ka kohë që botës sime unë i kam ikur.
Ndoshta me ngut e lash, po kisha shkak,
Se nuk mund të lija ty, duke më pritur.
Po nëse një ditë më thua dhe nga ty të iki,
Më parë mbi një pirg dheu, hidh një lot.
I vdekuri nuk shkulet kaq lehtë nga shpirti,
Vetëm me të gjallin, mund të prishesh kot.
E flas kështu me ty, si askush nuk të flet,
Sepse tani veç teje, nuk kam botë tjetër.
Unë jam gjysma e botës, ku mungoj vetë,
Ti je gjysma e botës, dhe një më tepër.

Më shumë nga Sokrat Habilaj
- Mos Më Vrit Kështu!
- Gratë Dashurojnë Burrin Që Mungon
- S’Të Zgjodha Vetëm Për Vete
- Shpallja E Humbjes
- Kutia E Trishtimeve
- Meditim I Trishtë
- Ti Nuk Shkruaje Vjersha
- Etyd Për Ditëlindjen Tënde
- Për Veten
- Për Ata Që S’Kanë Ikur Ende
- Dhe Koha Ikën
- Ditët Me Ty
- Tani Që Shpirtin Ma Grabitët
- Meditim
- Dy Gjysma Dashurish
- Një Atdhe Tepër
Komente 0