Sokrat Habilaj
Për Ata Që S’Kanë Ikur Ende
Të kam dashur, të desha pa kushte,
Dhe kur thuajse i humba të gjitha.
Dhe kur shpirtin ma zure në kurthe,
Dhe kur brenda teje kishte ngrica.
Të kam dashur, të desha më tepër,
Dhe kur mallin ma largoje me ngut.
Dhe kur ti e flakje si leckë të vjetër,
Të kam dashur, të desha pa kusht.
Dhe kur mblidhja pas teje në baltë,
Mallin që shkëputa për ty nga vetja.
Dhe kur s’munda të thosha:-Mjaft!
Ta dish, o Zot, pa kushte të desha!
E them tani që s’bëj dot më asgjë,
Tani që malli u kthye pirg me dhè.
Si nuk të vura një kusht, vetëm një:
Të mos ma shkelje barin mbi kube?
Dhe kur thuajse i humba të gjitha.
Dhe kur shpirtin ma zure në kurthe,
Dhe kur brenda teje kishte ngrica.
Të kam dashur, të desha më tepër,
Dhe kur mallin ma largoje me ngut.
Dhe kur ti e flakje si leckë të vjetër,
Të kam dashur, të desha pa kusht.
Dhe kur mblidhja pas teje në baltë,
Mallin që shkëputa për ty nga vetja.
Dhe kur s’munda të thosha:-Mjaft!
Ta dish, o Zot, pa kushte të desha!
E them tani që s’bëj dot më asgjë,
Tani që malli u kthye pirg me dhè.
Si nuk të vura një kusht, vetëm një:
Të mos ma shkelje barin mbi kube?
Më shumë nga Sokrat Habilaj
- Ata Që Ma Shanë Atdheun
- Ti Doje Të Bisedoje Me Yjet
- Dy Gjysma Dashurish
- S’Të Zgjodha Vetëm Për Vete
- Edhe Unë, Si Të Tjerët
- Kur Të Desha Unë
- Ti Nuk Shkruaje Vjersha
- Tani Që Shpirtin Ma Grabitët
- Shpallja E Humbjes
- Një Atdhe Tepër
- Nëse Të Mërzita
- Gratë Dashurojnë Burrin Që Mungon
- Fundi I Një Loje
- Etyd Për Ditëlindjen Tënde
- Ditët Me Ty
- Dhe Koha Ikën
Komente 0