Sokrat Habilaj
Për Veten
Unë do të vdes para teje, do të vdes,
Me të tjerët do ndahem ndryshe, me ty ndryshe.
Ata, të më ftohin do më hedhin vesë,
Ndërsa unë për ty do të qaj në ikje.
Ti s’do të jesh pranë të më shohësh si qaj,
As unë të të shoh ty në loton pa zë.
S’do më përcjellësh, kokulur në pllajë.
Ti s’do të mësosh kurrë që unë s’jam më.
As nuk do të rrish për ca çaste e heshtur,
Të më lëmosh gurin, përbaltur nga shiu.
Ti as që e di se ç’kërkon një i vdekur.
Madje ti s’e di se edhe vdes njeriu.
Atëherë, kur për ty isha i vetmi,
Të puthja se të doja, të mbysja në shtrat.
Po ti s’di ta duash atë që të deshi,
Ti nuk di të mbash mëri, apo as inat.
Kur dikush tjetër, rri për ty pas një prite,
Do tretesh me të, si pëshpërima në erë.
Po ti s’di se si t’i qëndrosh kujt besnike,
Ti nuk di as që ta dredhësh me të tjerë.
Unë do të vdes para teje, do të vdes,
Me të tjerët do ndahem ndryshe, me ty ndryshe.
Ata të më ftohin do më hedhin vesë.
Unë për ëndrrën time do qaj në ikje.

Më shumë nga Sokrat Habilaj
- Etyd Për Ditëlindjen Tënde
- Ti Nuk Shkruaje Vjersha
- Meditim I Trishtë
- Kutia E Trishtimeve
- Shpallja E Humbjes
- S’Të Zgjodha Vetëm Për Vete
- Bota Ime
- Mos Më Vrit Kështu!
- Gratë Dashurojnë Burrin Që Mungon
- Për Ata Që S’Kanë Ikur Ende
- Dhe Koha Ikën
- Ditët Me Ty
- Tani Që Shpirtin Ma Grabitët
- Meditim
- Dy Gjysma Dashurish
- Një Atdhe Tepër
Komente 0