>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Nuk Hezitoj

Nuk hezitoj të shkruaj fjalën
Që më rrjedh nga zemra
Nuk hezitoj as t'a mundoj
Të rrjedh gjak vullkan.

Nuk mund ta stërmundoj, ..
Rrahjen e saj të ngadaltë
As fjalët qe i ka, të kristaltë
Nuk hezitoj te shkruaj per te, nje mal.

As nuk dua të t'a mundoj
As për të më thënë, më fal
Në raste se ajo...
Kurrë, s'do të më ket dash.