>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Tani...!

Tani qe kam filluar te njoh veten time
tani qe vertet shoh veten time ne pasqyre
tani qe vertet kuptova se jam e bukur
tani fillova e te vizatoj tiparet e gruas

gruarine qe mbaj me vete kudo e ne fryme
ne vargje e ne kengen e zemres
ne valet e shpirtit qe gjurmon kaltersive
e pa hapur syte mire nga te pagjumet

e kur vertet endrrat me shpien ne agimin e cdo dite
e kur loti vese me pikon mbi qerpikun tim
e kur dielli rrezaton si drite ne fytyre
e kur hapat hedh me vrap e me nxitim

te kap kohen e pamatur me ditetnetet
qe shkuan e harbuan pas reve qendisur nen carcafet
e qiellit te ndrruar nga vakti ne vakt
te shkruaj, pa pertuar poezine time si Grua

tani qe kam filluar te ndjej stinen Pranvere
ne lekuren time, ne bukurine time, ne tiparet e mija
te embla, te pjekura mes mendimit e ndjenjes
si nje vresht qe s'shterron por vjel[et]

tani kam kohen time e qe te dua me teper
te dua, te dua e kur kurre te mos jete vone
kur vone kalendaret parreshtur shkruajne
e ne shpirtin tim si vajze shkruaj vargezoj
AMERIKE.14.5.2018