>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Pranverë...!

Shijooooj...!
Nektarin e luleve si një bletë
Ndaj ngjyrave të luleve u bëra me fletë
U bëra si një perëndeshë tek sodis lehtë
Si flladi i erës së dashurisë së përjetshme jetë!

U ndjevaaaa...!
Edhe kur Dielli mbi flokët e mija bën kurorë
Rreth e rreth qafës sime më bën varësen me lulet plot
Më bën të ndjehem e dashuruar kaq shumë o Zot
Më bën kaq të bukur, e a thua dashuroj veten kaq fortë?

U hodhaaa...!
Tek hapat e para të stinës Pranverë
Ku çelin lulet mbi gjoksin tim të thellë
Aty u hodha me guxim të shpreh
Oh ZOT, sa të dua me dashurinë përherë!

U çelaaa...!
U çela dhe unë si këto gonxhe të bardha
Si lulet që mbajnë aromë të mjaltit puro
U ndjeva, po kaq sa e ndjej tek gjaku
Që shpërthen sa herë të kërkoj
Pa u këputur!

Oh, dashuri, dashuri...
Oh jetë, jetë...
Ku këtu po çel një stinë
Eh këtu, po çel një tjetër Pranverë!
Amerikë, 11.5.2020