Teuta Osmani
Xhami I Përjetësisë!
Koha më bën të ndryshoj ngjyrën e syve
Kur shikohem në xhamin e përjetësisë së moteve
Kur shikoj se rrezet e Diellit, më ndrijnë ëndrrën
Tek syri i jetës, ku banoj në brëndësi
Tek mua vjen, si një behar
Kjo stinë e bukur, që fluturon si flutur.
Kam veshur tani, fustanin e bardhë
Si petalet e luleve zambakë
Kam ndryshuar sytë, të shohë një stinë
Gjithë kohërat e shpirtit, më vijnë si dritë!

13/5/2015 SHBA
Zgjidhni me sa yje do votoni
Komente 0