>
LETERSISHQIP

Ditët E Stinës

Ditët e stinës pranverë,
fletë të bardha si lule çel,
orët e saja në vazhdim,
dua t'i mbledh në duart e mi.

Kurorë do i bëja ditë për ditë,
nga mëngjesi deri në darkë,
t'i vendos në ballin tim,
si zanë dhe si fëmijë, dua të ngjaj.
Amerikë, 2014