Teuta Osmani
Moti
Unë i thash të ikte,
ajo...
më përshëndeti që në mëngjes
me xhestin monoton të lëvizjes.
I thash të mos mallëngjehej
nga
ndryshimi im i papritur që çirrej në gjoks
prej saj,
më priti me rrebesh
I thash të mos frynte në dhomën time
sepse jam duke krehur flokët
e ëndrrave para pasqyrës sate,
filloi të fryjë me të madhe.
Tani si të bëj,
kohës nuk i besoj
nuk i vë dot lot syrit të saj, të mbushur në shi...!
Amerikë, 2014
BOTUAR NE LIBRIN TIM ME POEZI ''ZGJIMI I ENDRRAVE''

Komente 0