Teuta Osmani
Buqet
Kësaj nate nuk di si t'ja vë emrin
në poezi të kthyer kjo heshtje,
dhe yjet më duket sikur më flasin
''dil pak me dritën e hënës që ke rrëmbyer''.
Kësaj nate mundohem t'i zgjatem
me frymë prej vargu nisa të flas,
përtej kapakëve të syve përplasur
nuk dua që gjumi me vete të më marr'.
Mendoj se flas gjatë me veten
mbi xhamin e dritares që si pasqyrë e kam,
e flokët e mija mbi të po dergjen
për të thënë se me Ty, jam lindur e lidhur në varg'.
Nuk di se çfarë të mendoj ndryshe
ku shprehjet dalin vet nga shpirti,
dhe zërit tim i ngjan një zane rendur
si ëndrrat në lëndina që zgjon, kënduar tekstin.
Po të pres me këtë buqetë vargjesh
si lulet zambak që kam mbledhur,
në këtë boçe qelqi mbështolla ëndrrën
që për ty o dashuri, kurrë të mos heshtim...

26/4/2016 SHBA
Komente 0