Teuta Osmani
Koha Ime...
Koha ime nuk ka peshë...,
Ashtu si retë rënduar, ndesh
Sikur të kenë marr mallkimet vet
Nga lotët e rrjedhura në tokën preh...
E di që koha ime ikën shpejt e shpejt
Pa u ndjerë mbi sy e mbi shpinë
Pa e ndjerë as në zemër e shpirt
E as ajo mua, koha pra, nuk m'vë fre...
E di sa herë kam rrëshqitur prej baltës
Prej erës sa herë jam shtyrë më tej
Prej bubullimave sa herë jam trembur e natën
E prej dëborës jam ndjerë si asnjëherë...
E di që koha po më gjëmon
Ashtu si fryma ime që po e lakmon
Më ritmin e ditëve që pres e pres
Kur ky Diell do më thotë ej eeej...?
Ashtu si retë rënduar, ndesh
Sikur të kenë marr mallkimet vet
Nga lotët e rrjedhura në tokën preh...
E di që koha ime ikën shpejt e shpejt
Pa u ndjerë mbi sy e mbi shpinë
Pa e ndjerë as në zemër e shpirt
E as ajo mua, koha pra, nuk m'vë fre...
E di sa herë kam rrëshqitur prej baltës
Prej erës sa herë jam shtyrë më tej
Prej bubullimave sa herë jam trembur e natën
E prej dëborës jam ndjerë si asnjëherë...
E di që koha po më gjëmon
Ashtu si fryma ime që po e lakmon
Më ritmin e ditëve që pres e pres
Kur ky Diell do më thotë ej eeej...?
Komente 0