>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Si Nuk Ndjehem Ndryshe

Andej nga lumenjtë
më vërshejnë rrymat,
dallgët e detit zbërthejnë
zhurmat e tyre,
sikur të ringjallen shpirtrat,
furtunë do shpërthejë.

Ah si nuk më merret fryma,
gjoksi më është fryrë nga brengat,
pres diku të dalë në shpërthim,
nuk i mbahem dot uranit,
me yjet shtrëngohet,
ndërsa mua më mbetet
veç një vegim.

Si nuk i mbahem dot tokës,
me thonjë do ta mbaj,
s'i lëshohem..
kështu ndjehem,
kur dua të bërtas,
po kështu hidhem vrullshëm,
si një shqiponjë vërtik nga lart.

Ndihem e malluar
për ato fusha,
lumenjë e mal,
nuk ndjehem ndryshe,
me vete ngrindem,
jam kjo që jam.

Dhe kur rrugët shikoj,
këmbët s'më rrinë
me vrap dua ta marrë,
jetën rini...