>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Me Emrin Tim

Me emrin tim unë mburrem
Ngado të shkoj anembanë botës
Me emrin tim askush s'ma kalon
Për bukurin e saj që ndricon.

Ajo thuhet bukur në gjuhën shqipe
Me gërmat e para Arbërore
Ajo princesh e Ilirëve
Dhe në mbretërin e asaj kohe.

Me emrin tim unë mburem
Sepse më tregon origjinën
Më vjen rrjedhshëm kur më pyesin
Si e ke emrin o Shqipe.

Dhe unë e dua këtë emër
Askujt s'i kam zili
Sepse për këtë luftuan popuj
Dhe për këtë emër fituam lirin.

Ky emër që kujton shekuj
Ky emër më kujton zemrën
Ky emër më zgjat nderin
Aty ku thuhet me gërma shqipe.

Këtë emër më vuri babai
Jo sepse nuk ish të tjerë
Jo sepse kish, edhe katër të tjera vajza
Por më zgjodhi mua, t'a kem këtë nder.

Unë jam e lumtur, ..packa se Shqipëris i mungo
Unë e mërguar me dekada
Dhe këtë emër kurre s'e pagëzoj...
Ndaj, TEUTA do jem gjithmon.