>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Ti Do Të Vish!

Ti do të vish!
Do vish siç më ke premtuar!
U nise tek unë si një herë kur ish...
Se do të vije pa ndroje
Sepse, ti gjithçka e di më mirë!

Se lutjet e mija janë me lindjen
Kur agimet zbardhin çdo ditë
E dita e re më sjell vegime.
Për ty e lumturuar!
Ti e di!

Ti do të vish!
Që kur më the që je nisur
Sot,
dje e pardje,
nesër e kurdoherë
Të jam në pritje!

Jo gjithmonë të kam ëndërruar
Sepse,
ëndrrat me mua kanë një qëllim!
Por,
sepse ndjenjat më afruan
Aq,
sa larg mund të jemi vetëm pa jetë e pa dritë!

Ti do të vish
Do të vish kur edhe shkëmbinjtë,
malet e gurët të jenë shtuar
Nga tronditjet e tokës si një rënkim me shpirt
Do të jenë një prag pritjeje për mua!

Ti do të vish!
Sepse,
më pate premtuar!
Që kur nisi lufta për një ditë.
E dita në jetë të pritur më është kënduar!

E pra,
nisu e siç je nisur nga një udhë.
Ku të mos ketë re e shira
As tufan, e stuhi me rrebesh
E as rrufe,
kur dita të më kthej në grua!
Amerikë 26.4.2017