Teuta Osmani
E Desha...!
E desha dheun, plehun, gurin, baltën
Në një kohë të lagësht.., maji
Farën e mbjellur tek toka e ëmbël
Dhe fletët e kuqe të lules së çelur!
E desha, ëmbël e dhimbjen e lotit
Pa qarje, e shperthimesh nga krismat e motit
Tek rrihte si çekiç zemra e gruas
E britmat për të, një natë seç u shuan...
E desha me ndjenjën e dashnores
Më ndjenjën e gruas, të ëmbla duar
E tek valëvit me frymën e (nder)shkuar
E retë e dallgët mbi mbulesën e farës...
Për mbi_jetuan...!
Në një kohë të lagësht.., maji
Farën e mbjellur tek toka e ëmbël
Dhe fletët e kuqe të lules së çelur!
E desha, ëmbël e dhimbjen e lotit
Pa qarje, e shperthimesh nga krismat e motit
Tek rrihte si çekiç zemra e gruas
E britmat për të, një natë seç u shuan...
E desha me ndjenjën e dashnores
Më ndjenjën e gruas, të ëmbla duar
E tek valëvit me frymën e (nder)shkuar
E retë e dallgët mbi mbulesën e farës...
Për mbi_jetuan...!
Amerikë, 13.5.2020
Komente 0