>
LETERSISHQIP

Lef Nosi

Tek shoh, tani, shtatoren tënde ngritur,
Përlotur them: “Mirsenavjen, Lef Nos!”
Po sikur po më dukesh i mërzitur…
Zëmruar je me ne?… Pash Zotin, mos!

Se ne, gjithmon, kush je e kemi ditur,
Po ishim aq në hall e në kaos
Sa gjallë gjer më sot qysh kemi mbrritur;
Ti, n’Vlor’ flamurë e ngrite e bëre çmos

I mbrojte t’shenjtat firma, amanenë;
Le harta, arshiva, le filatelinë;
U rreke me Antonë e Mehdi benë

T’a nxirrje nga humnera Shqipërinë,
Po djajtë e kuq, o Lef, kokën ta prenë
E s’dimë as kockat ku i ke, as hinë!