>
LETERSISHQIP

Mehdi Frashëri

Sa her’ shoh historin’, Mehdi e ndjej
Me Ty, vulë e fytyrë mori shteti,
N’kufij t’Atdheut, misione të mëdhej
Imazhi i atdhetarit flaktë mbeti.

Për Paris e Gjenev’, Shqipria gjeti
Avokat mbrojtës, Ty o Mehdi bej;
Kryeministër ishe kur qe mbreti.
Kur msyu fashizmi, n’radio, ata shkërbej,

I nxive, faqe botës, vetëm Ti.
Nën Rajhun, kur pe kuqo e shkja zuzarë
Po vrisnin shqipo e fshatrat bënin hi,

Atbot, mbi supe, e more Ti, një barrë,
Po, medet, kuqot erdhën o Mehdi,
E në syrgjyn u shove zëmërvrarë.