Uran Kostreci
Vaçe Zela
Kur perdja e hekurt mbas luftës botrore
Na kishte ndar’ prej popujve të lirë;
Kur burgjeve zvarritej këmbadore
Gjithë ajka e kombit lidhur me zinxhirë;
Kur bujqve u merrej tufa pa mëshirë
E n’vathë u mbetej veç një tel këmbore;
Kur n’internim fëmijët ftohme nxirë
Mbllaçisnin rrënjë, të uritur prore;
Atbot veç zëri yt, o shtojzovalle,
Jo fjalët shpesh, po zëri yt na zgjoi,
Të ndjenim ty, harronim brenga e halle.
Sa herë – Esperanca – ai zë këndoi,
Aq her’ Vaçe, në zëmër shpres’ na ngjalle;
Aj zë kristal, hyjnor na ngazëlloi.
Na kishte ndar’ prej popujve të lirë;
Kur burgjeve zvarritej këmbadore
Gjithë ajka e kombit lidhur me zinxhirë;
Kur bujqve u merrej tufa pa mëshirë
E n’vathë u mbetej veç një tel këmbore;
Kur n’internim fëmijët ftohme nxirë
Mbllaçisnin rrënjë, të uritur prore;
Atbot veç zëri yt, o shtojzovalle,
Jo fjalët shpesh, po zëri yt na zgjoi,
Të ndjenim ty, harronim brenga e halle.
Sa herë – Esperanca – ai zë këndoi,
Aq her’ Vaçe, në zëmër shpres’ na ngjalle;
Aj zë kristal, hyjnor na ngazëlloi.
Komente 0