Vasil Çuklla
Duaj!
Mos e urreni,
Botën
– ju them!
Mos e urreni!...
Sidomos,
ju "ithtarë",
të vijës
së parë!
Mos e ndukni,
për flokësh
Mos ja grisni,
zhelet
Bota heq,
me shpirt,
tek udhët ka marrë!
Shtatzanë,
është bota...
aspak kurtizane!
Pleksur teorive,
besimesh mjerane
Mos, e braktis botën
Mos e bëni,
mënjanë!
S’t’a ka fajin, bota
dhe botën, nduk zvarrë!
Bota,
përfund barkut,
mbart pjellën,
melhem...
Histori e ka emrin,
dashnori - "jaran"
Nëse kjo ju marros dhe vini dhe veni!
Nëse kjo ju sëmbon,
dhe shpirtin bën, helm!
Ç’jetojmë gjithë përreth,
nuk është shkaku.
Pasojë është,
e gjithë, ç’ka ndjen bota!
Ç’jetojmë përreth,
është praku...
Mbaroni së thëni...
Janë fjalë të kota...
As virusi, as skamja,
s’është ajo,
që të rreh.
Po ngjasin ndryshime,
gjithë globit,
të skajshme!
Paçka,
se paria, i fsheh...
Bota, në shpërgëj
mbart foshnjen,
e ajthshme
Një,
Kulturë e Re, po lindet,
po vjen...
Dhe, s’e ndalin dot,
lindjen e pafajshme!
Humbjeve ju dridhen
Janë ato, q’i ndërsen!
Asgjë, kësaj jete,
s’ka ardhur pa gjak!
Gjak të purpurtë,
gjak Revolicioni!...
Uroj kësaj here
dhe s’di në kam hak
Të vijë i pagjak,
mes brazdave honi
Të vijë si risi...
të na trrokasë, në prag!
Megjithëse
s’e shoh...
dhe s’di në kam hak!
Botën
– ju them!
Mos e urreni!...
Sidomos,
ju "ithtarë",
të vijës
së parë!
Mos e ndukni,
për flokësh
Mos ja grisni,
zhelet
Bota heq,
me shpirt,
tek udhët ka marrë!
Shtatzanë,
është bota...
aspak kurtizane!
Pleksur teorive,
besimesh mjerane
Mos, e braktis botën
Mos e bëni,
mënjanë!
S’t’a ka fajin, bota
dhe botën, nduk zvarrë!
Bota,
përfund barkut,
mbart pjellën,
melhem...
Histori e ka emrin,
dashnori - "jaran"
Nëse kjo ju marros dhe vini dhe veni!
Nëse kjo ju sëmbon,
dhe shpirtin bën, helm!
Ç’jetojmë gjithë përreth,
nuk është shkaku.
Pasojë është,
e gjithë, ç’ka ndjen bota!
Ç’jetojmë përreth,
është praku...
Mbaroni së thëni...
Janë fjalë të kota...
As virusi, as skamja,
s’është ajo,
që të rreh.
Po ngjasin ndryshime,
gjithë globit,
të skajshme!
Paçka,
se paria, i fsheh...
Bota, në shpërgëj
mbart foshnjen,
e ajthshme
Një,
Kulturë e Re, po lindet,
po vjen...
Dhe, s’e ndalin dot,
lindjen e pafajshme!
Humbjeve ju dridhen
Janë ato, q’i ndërsen!
Asgjë, kësaj jete,
s’ka ardhur pa gjak!
Gjak të purpurtë,
gjak Revolicioni!...
Uroj kësaj here
dhe s’di në kam hak
Të vijë i pagjak,
mes brazdave honi
Të vijë si risi...
të na trrokasë, në prag!
Megjithëse
s’e shoh...
dhe s’di në kam hak!
Komente 0